Në Sllatinë të Vushtrrisë të shtunën një burrë ka ther me thikë gruan e tij dhe veten.
Të dy kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar edhe në QKUK për ta vazhduar trajtimin.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorë në këtë rast.
Motivet që çuan deri te ky rast nuk dihen akoma, ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themlore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për Gazetën Express se prokuroria ka parashtruar këresë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
I njëjti shtoi se rasti është duke u hetuar.
Ky rast është hapur në polici si “vrasje në tentativë”.
“VRASJE NË TENTATIVË /Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
