Zhduket një person në Pejë, Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur në Pejë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, personi i zhdukur është SAMIR (Izet) PUZA i lindur me 20.12.1984 në Pejё.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *