Kurti për draft-statutin e Asociacionit: Ekipi menaxhues nuk i janë përgjigjur ministrit Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se ministri Elbert Krasniqi e ka ftuar në takim ekipin menaxhues për draft-statutin e Asociacionit, por ata nuk i janë përgjigjur.

“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka ftuar në takim, atë ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur, pra është kjo ministri në kuadër të Qeverisë e cila merret për së afërmi me ekip menaxhues për draft-statutin siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në Qeveri, para se të bëhesha unë sërish kryeministër, por me datën 2 maj, në bazë të tekstit të marrëveshjes së Brukselit, e cila e fitoi edhe aneksin e zbatimit në Ohër, çështje urgjente është çështja e të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë”, tha Kurti gjatë ditës së sotme.

E gjatë ditës, edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar tri vendime të qeverive të kaluara për “Ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se të martën e kaluar, me 18 prill, si ministër i është drejtuar me ftesë për takim këtij grupi, për të cilën nuk ka marrë asnjë përgjigje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera, teksa ka publikuar edhe ftesën që iu ka dërguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *