Festa e titullit, tifozët e Napolit kryejnë “funeralin” e klubeve të tjera

Napoli ndodhet vërtet pranë fitores së Serie A dhe gjithçka mund të aprovohet që me ndeshjen kundër Salernitanës, e programuar për të dielën.

Tifozët vendas kanë filluar përgatitjet për festën madhështore që do të realizojnë në rrugët e Napolit.

Por, disa të tjerë, tifozë të Napolit, nuk kanë dashur të harrojnë eekipet e tjera rivale të skuadrës së tyre.

Ata kanë përgatitur një pjesë terreni duke e përshtatur si një pjesë të varrezave. Kanë vendosur në të një arkivol dhe sipër tij shallin e Juventus, Interit dhe Milanit, me idenë që këto tre klube të mëdha italiane nuk arritën të ndalinin vrullin e tyre.

Gjithashtu përreth kanë vendosur disa kryqe të ngulur në tokë dhe me stemat e klubeve të tjera të Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *