I dyshuari për vrasjen e axhës dërgohet në mbajtje për 48 orë

Të dyshuarit për vrasjen e axhës së tij B.B., në Kijevë të Malishevës, me vendim të prokurorit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqes kërkesën e masës së paraburgimit, për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë”, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se rreth orës 9:50, në fshatin Kijevë të Malishevës, i dyshuari B.B, pas një mosmarrëveshje e ka vrarë axhën e tij, tash të ndjerin S.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *