Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya.
Në këtë takim, Osmani ka theksuar se Kosova ka arritur ta rrisë mbledhjen e të hyrave tatimore dhe doganore, si dhe ka përmendur operacionet e suksesshme të Doganës së Kosovës kundër kontrabandës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë më tej me WCO në arritjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në operacionet e saj doganore, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të saj doganor dhe përdorimin e teknologjisë”, bën të ditur komunikata e Presidencës.
Sipas Osmanit, Kosova po vazhdon e përkushtuar në ‘luftën’ për t’u bërë “kampion rajonal” në fushën e sundimit të ligjit.
Ajo po ashtu ka thënë se Kosova po zbaton të gjitha reformat që udhëzohen nga Bashkimi Evropian.
