Policia jep detaje për vrasjen në Malishevë, ku nipi dyshohet se vrau axhën për pronë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kijevë të Malishevës, ku dyshohet se nipi ka vrarë axhën për çështje pronësore.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se  i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

“VRASJE E RËNDË/Malishevë 28.04.2023-09:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *