Gjenerali ukrainas: Situata në Bakhmut është mjaft e ndërlikuar, luftimet vazhdojnë

Gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskyi tha se luftimet në terren janë “mjaft të ndërlikuara” në Bakhmut, në mes të një beteje rraskapitëse për kontrollin e qytetit shumë të kontestuar në lindje të Ukrainës.

Bakhmut ka qenë i rrethuar nga forcat ruse, kryesisht nga grupi paramilitar Wagner, për muaj të tërë. Por Syrskyi deklaroi se Moska “dështon të marrë kontrollin e qytetit”, shkruan CNN.

Syrskyi dha çmime dhe dhurata për ushtarët, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

“Armiku kreu sulme të shumta, duke u përpjekur të depërtojë mbrojtjen e pozicioneve tona në disa drejtime. Megjithë humbjet e konsiderueshme, grupe të reja sulmi të Wagner, luftëtarë nga dhe parashutistë po nxitojnë vazhdimisht në betejë. Por armiku nuk arrin të marrë kontrollin e qytetit”, theksoi ai./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *