Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngushëlluar prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike në Beograd, që ndodhën këtë javë.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd!”, shkroi Konjufca në Facebook.
Ai tha se këto ngjarje janë të rënda kudo që ndodhin.
“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, tha Konjufca.
