Ekskluzive: Pritet licensimi i FFK-së, Çeku ndezë dritën jeshile

Federata e Futbollit të Kosovës më në fund pritet të licensohet. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ministri i Sportit, Hajrullah Çeku ka dhënë autorizimin për licensimin e FFK-së.

 Sipas disa burimeve thuhet se licensimi pritet të ndodhë me disa kushtëzime.

 

Çështja e mbajtur peng që disa muaj ka dëmtuar klubet kosovare në aspektin financiar.

Për këtë temë pak ditë më parë në Kosovë qëndroi edhe një delegacion u UEFA-s e FIFA-s përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *