Gjatë vizitës në Dubai ai ka parë nga afër punimet në projektin gjigant “Mohammed Bin Rashid Aerospace Hub” (MBRAH) nga Dubai South e cila është platforma e hapësirës ajrore të Dubait; kushtuar avancimit të industrisë së hapësirës ajrore.
“Në Dubai pata rastin që të vizitoi “Dubai South”, një nga projektet më gjigante në botë, i cili po ndërtohet dhe do të jetë i gatshëm në vitin 2050.
“Dubai South” është një ekosistem i integruar 145 km2 që përfshin shtatë distrikte, secili i dedikuar për një industri të ndryshme, të gjithë duke punuar së bashku për të siguruar sukses të ndërsjellë
Këtë projekt gjigant rreth 6 miliardë dollarësh ma prezantoi Tariq Bin Ghalaita, miku im nga Dubai dhe udhëheqës i sektorit te aviacionit, të cilin pata kënaqësi ta takoi”, ka shkruar Ejupi.
Gjatë vizitës ai është njohur me vizionin unik të këtij projekti i cili do të ketë investitor nga e gjithë bota që do të sjellin kompani prestigjoze.
“Tariqu më sqaroi se ky projekt ka një vizion unik se çfarë mund të jetë një qendër tregtare dhe një aeroport, ai do të njihet me emrin “Mohammed Bin Rashid Aerospace Hub” dhe ofron një nivel të paparë lidhjeje dhe shërben si porta e përsosur për operatorët që të jenë pranë klientëve të tyre, duke u shfaqur si një portë strategjike, ekosistem i integruar dhe destinacioni i zonës së lirë.
Në këtë projekt do të ketë investitor të huaj nga e gjithë bota që janë pjesëmarrës në këtë projekt, për arsye se Duabi ofron një mundësi shumë të madhe ku shteti u ka siguruar investimet e tyre dhe pa taksa, vlen të përmedet se këtë model dhe ide moderne e kanë përkapur të gjitha shtetet arabe, për të vazhduar edhe me projektet e ardhshme”, ka shkruar Ejupi, duke treguar se një tjetër veçanti e këtij projekti është se do të ruaj ambientin, pasi i gjithë hapësira do të furnizohet nga energjia riprodhuese.
Ejupi tregoi se invesitotrët arab kanë shprehur dëshirën të investojnë edhe në fushë e agrikulturës në Kosovë, por që kanë hasur në vështirësi për shkak të ligjit tek ne.
“Kosova është në mesin e vendeve të cilët investitorët që takova në Dubai shprehën dëshirën për të investuar në fushën e Agrikulturës, por që ligjet në Kosovë duket se po e pengojnë një lloj investimi të tillë, kjo tregon që Kosova fatkeqësisht ende nuk ofron kushte atraktive, siç ofrojnë shtetet e rajonit për investitorët e huaj për këtë presim nga institucionet që të punojnë në drejtim që të thithin sa më shumë investime dhe jo të jenë pengesë për to.
Po ashtu, pata knaqësi që në këtë vizitë takova edhe mikun tim Gazmend Shekfiu nga kompania “Viqa Invesment DMCC”, Gazi si gjithmonë i hareshëm dhe në disponim të mirë dhe bashkë kujtuam vitet e kaluara”, ka shkruar Ejupi.
