8 Maji, shënon Ditën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Aktualisht, Kryqi i Kuq, konsiderohet si lëvizja më e madhe e vullnetarizmit në botë, përfshirë 189 shoqata dhe 17 milionë vullnetarë.
Ideja për një aksion në mbarë botën, e cila do zhvillohej në të mirë të popullit dhe mbi paqen, datoi qysh pas Luftës së Parë Botërore. Ky aksion i njohur si armëpushimi i Kryqit të Kuq, është krijuar në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, në Tokoi, në vitin 1934, studiuar nga Komisioni Ndërkombëtarë, ku më pas miratohet nga organet përkatëse.
Në vitin 1946, propozimi i Tokios u rishqyrtua nga Lidhja e Shoqërive të Kryqit të Kuq. Dy vite më vonë, propozimi për një ditë Ndêrkombëtare të Kryqit të Kuq, u miratua.
Ndërkaq, titulli zyrtar ndryshoi me kohën dhe u bë “Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”, përgjatë vitit 1984.
