Nxënës të shkollave në Serbi, kanë bërë listat e nxënësëve që do t’i vrasin. Këtë e ka konfirmuar, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Sipas tyre, të dyshuarit janë ndaluar së bashku me prindërit e tyre dhe janë denoncuar nga nxënësit dhe prindërit e tjerë.
“Despot Stefan Lararevic”, njëra nga shkollat është ajo e Beogradit. Pas këtij lajmi, nëna e njërit nga nxënësit, ka dërguar letër kësaj shkolle, duke potencuar se prindërit janë të mërzitur lidhur me këtë cështje dhe se shumë prej tyre nuk do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.
Ajo shtoi se është larguar nga ai vend dhe aktualisht po strehohet me familjen e saj në një vend jashtë Beogradit.
Të përfshirë në këto lista, ishin edhe dy nxënës të tjerë, të cilët vijojnë mësimin në klasën e pestë, në shkollën fillore Bora Stankovic në Vozhdovc dhe në shkollën Bajina Bashta.
Kujtojmë se rast i ngjashëm, ndodhi para një jave në një shkollë në Beograd, ku një nxënës 13-të vjecar, i identifikuar si Kosta. K, qëlloi me armë zjarri ndaj shokëve e shoqeve të tij të shkollës duke lënë 8 bashkëmoshatarë të vdekur dhe një punonjës sigurimi.
Ai më pas, u kap nga organet e rendit.
