Një tjetër aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku humbi jetën 24 vjeçari shqiptari i cili po vozite makinën e tij.
Bëhet fjalë për Griseld Topi, i riu shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas kokë më kokë me një kamion në rrugën që lidh qytetet Noicattaro dhe Rutigliano.
Përplasja ishte tepër e fortë dhe i riu shqiptar me origjinë nga Durrësi, por banues në Noicattaro humbi jetën në vendngjarje.
Nga ana tjetër drejtuesi i kamionit mbeti i padëmtuar.
Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.
