Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar për fjalimet e takimet që ka pasur në Universitetin e Harvardit ku edhe mbajti një fjalim si folëse kryesore.
Fjalimin e saj, Osmani e ka nisur duke folur edhe për gratë, me ç’rast ka thënë se mund të arrijnë sukses kur janë të vendosura.
“Kur një grua është e vendosur të arrijë suksesin, s’ka fuqi që e ndal”, tha Osmani para audiencës në Harvard.
Ajo e theksoi që Kosova edhe pse shtet i ri deri më tani është udhëhequr nga dy gra presidente.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Vjosa Osmani ka vizituar Universitetin e Harvardit, me ç’rast ishte folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare Global Empowerment Meeting 2023, “Rritja në një botë të gjelbër”(Growing in a green world) me ç’rast foli për ‘titulli i fjalimit”.
Ndër të tjera, ajo është pritur në takim nga Presidenti i Universitetit të Harvardit, z. Lawrence Bacow, si dhe ka pasur një diskutim për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon me stafin, studentë dhe hulumtues në Qendrën për Studime Evropiane.
