Klienti nga FushëKosova e Deçani, tentojnë të deponojnë para false në Bankë

Rastet me para të falsifikuara, janë të shpeshta madje ato po vazhdojnë të jenë edhe sot pjesë e pashmangshme, ku qindra mijëra euro fals, vijnë çdo ditë në tregun e Kosovës.

Këto raste zakonisht raportohen nga zyrtarët e bankave si dhe biznese të ndryshme kosovare.

Raste të tilla, janë zbuluar përgjatë këtyre ditëve në Deçan e FushëKosovë.

kjo kur menaxheri i bankës “Raiffeisen Bank”, ka denoncuar rastin në Polici, kur një klient kishte deponuar një kartëmonedhë prej 50 eurove, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Situatë e njejtë ndodhi edhe në rrugën “Salih Ceku”, në Deçan, ku menaxheri i bankës NLB, kishte kërkuar ndihmë nga Policia.

Sipas tij, një klient kishte deponuar shumën prej 50-të eurove, e cila më pas doli të jetë e falsifikuar.

Theksojmë se për të dyja rastet njësitë policore kanë sekuestruar kartmonedhën dhe kanë nisur hetimet me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *