Mediat serbe “shpërthejnë” me komente skandaloze, pasi Gjakoviqit i’u ndalua vizita në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar se tenisti serb, Novak Gjokoviq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovën derisa ai të vaksinohet. Reagimi i Çekut vjen pas deklaratës së tenistit serb ku e kishte quajtur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Gjokoviq ka thënë se ka dëshirë të kthehet në Kosovë për t’i pagëzuar fëmijët e tij, teksa kishte thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Twitter i është kundërpërgjigjur tenistit serb.

“No-Vax No entry”, shkroi ai në rrjetin social, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.

Pas reagimit të ministrit kosovar, mediat në Beograd, të afërta me pushtetin e Vuçiqit, kanë “shpërthyer” në ofendime e terma skandaloze në drejtim të Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndërkaq, Novak kërkon të pagëzojë fëmijët në Kosovë, ministri i shtetit të rremë të Kosovës e provokon me një njoftim të turpshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *