Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Kurtin si kryeministër duhet me e ngelë e ta kthejmë atje ku ka qenë në opozitë.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se çfarë note do ti jepni Kurtit për këto vite qeverisje, Krasniqi u përgjigj, me notën 1-sh.
”1-sh, mënjeherë duhet me e ngelë dhe me e kthy ku ka qenë në opozitë”, u përgjigj Krasniqi në emisionin Politiko.
Krasniqi pohoi se tashmë e dy vite asgjë nuk ka ndryshuar në qeverisjen e Kurtit.
“Momenti kur Albin Kurti dhe ekipi i tij vijnë në pushtet gjithçka do të përmisohet si me shkop magjik, ishte një premtim i el-doradoje pothuajse, e cila ne të gjithë e kemi ditë që është e pa realizuar, por e vërteta është që njerëzit i kanë besuar, kjo është një arsyeje që kanë marr mbi 50 % të mbështetjes. Kur e sheh ti sot dy vite më vonë, por jo vetëm dy vite por edhe vitin e kaluar një vit pas qeverisë, çka është përmisuar në Kosovë?, tha Krasniqi.
