Gruas i vdes fëmija në bark për shkak të neglizhencës së mjekëve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Një foshnjë ka vdekur në barkun e nënës së saj të shtunën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Familjarët e gruas nga Shtimja dyshojnë se për shkak të neglizhencës, foshnja ka vdekur në bark dhe nuk është lindur me kohë, ani se shtatzëna që nga e hëna është e hospitalizuar në Gjinekologji për shkak se kishte arritur kohën e lindjes.

Ndërkaq, bëhet e ditur se policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kryer inspektimet dhe janë intervistuar palët.

Ndër të tjera,  tri ekzaminimet e fundit (CTG), që tregojnë rrahjet e zemrës së foshnjës në bark, nuk kanë rezultuar mirë dhe përkundër këtyre nuk është intervenuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *