Sekuestrohen 479 pako me ilaçe pa banderola nga Dogana e Kosovës në Ferizaj

Dogana e Kosovës njofton se në qytetin e Ferizajt kanë kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj, ku kanë gjetur mallra, medikamente të pa deklaruara (pa banderola ) në sasi 479 pako.

Në njoftim bëhet e ditur se origjina e medikamenteve ishte nga vende te ndryshme të botës dhe se të gjitha mallrat janë konfiskuar.

“Kontrolla ka gjetur mallra, barna të pa deklaruara (pa banderolla ) në sasi 479 pako ,me origjinë nga vende të ndryshme të botës, të gjitha mallrat janë konfiskuara.”, ka njoftuar Dogana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *