Pasi fitoi Kupën e Kosovës, skuadra e femrave të Istogut është shpallur edhe kampione e Kosovës në hendboll për sezonin 2022/2023.
Në ndeshjen e parë Istogu fitoi me rezultat 37:24, ndërsa në ndeshjen e sotme e cila u zhvillua në Vushtrri, shënuan fitore me rezultat 35:28.
Ky është titulli i tretë i kampionit të Kosovës për Istogun, dhe i dyti radhazi.
