Një burrë në Graçanicë, i ka thyer telefonin vajzës së tij si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, me ç’rast viktima është dërguar për ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve trupore.
Nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti është zbuluar pasi është raportuar nga drejtori i shkollës ku vajza e mitur vijon mësimet.
Bazuar në dëshminë e vajzës, babai i saj e ka goditur dhe ia ka thyer telefonin e saj mobil. Si pasojë e dhunës së përjetuar, ajo ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
