Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me Ambasadorët e QUINT-it të akredituar në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar rreth takimit.
Ai ka treguar se takimi është thirrur nga vetë Kurti, ndërsa ka kërkuar që kryetarët e komunave veriore të mos punojnë nga zyrat e tyre për një kohë të shkurtër, në mënyrë që të arrihet depërshkallëzimi.
“Siç na kërkoi kryeministri Kurti, u takuam me të për të diskutuar për situatën në veri dhe për angazhimin tonë për implementimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit. Diskutuam për rëndësinë e depërshkallëzimit të situatës dhe hapat për uljen e tensionit në veri”.
