Sulmohet përsëri vetura e RTV Dukagjinit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se ekipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan i është dëmtuar vetura.

Raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë.

“Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye të detyrës, e po raportojnë nga veriu i vendit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *