Partia Guxo mbështet institucionet e Kosovës për zhvillimet në veri

Partia Guxo ka dalë me një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke thënë se mbështet plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet, siç thuhet, demokratike për qeverisje lokale, për rend, rregull dhe ligj.

Njëri nga kryetarët e kësaj partie, Faton Peci, në llogarinë e tij në Facebook shprehet se “Guxo” po ashtu mbështet fuqishëm dhe qëndrimin e institucioneve se kryetarët e komunave duhet të punojnë nga objektet zyrtare komunale dhe se në çdo ndërtesë zyrtare e qeveritare duhet të valojë flamuri i shtetit të Kosovës.

“Po ashtu, Partia Guxo mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm, bashkërendimin e bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me misionet e me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin partneritet e bashkëpunim vëllazëror, Republika e Kosovës ka trasuar e ndërtuar rrugën e vet drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë e zhvillimit të saj si shtet i pavarur, sovran e unik”, thuhet mes tjerash në postimin e Pecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *