Deklarohet Rakiq, cila ishte kërkesa e tij ndaj KFOR-it?

Gjatë një prononcimi për media në veri të vendit, kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka falendëruar KFOR-in, të cilët kanë pranuar kërkesën e tyre, në mënyrë që të shtohet siguria përmes rrugëve anësore, të cilat të dërgojnë tek komuna.

Kjo në rast se ka ndërhyrje të Policisë së Kosovës, të bëhet ndërhyrje dhe të parandalohen incidentet.

“E falendëroj KFOR-in që ka pranuar kërkesën që të caktojnë perimetrin e sigurisë përmes rrugëve anësore që dërgojnë deri tek komuna, në mënyrë që nëse ka tentim të ndërhyrjes së policisë së Kosovës, të parandalohen aksidentet”, ka thënë ai.

E përfaqësuesi i minatorëve serb, Darko Milojeviq, të cilët u bashkuan pak më parë në protestë, bëri të ditur se ditën e premtë (nesër), nuk do të punojnë pasi që në veri është ndalur prodhimi dhe qarkullimi i mjeteve të punës për ta nxjerrë xehen jashtë.

“Këtë të premtë nuk do të punojmë, pas intervenimit të ROSU, në veri është ndalur prodhimi dhe qarkullimi i mjeteve të punës, për të nxjerrë xehen jashtë, prandaj është ndërprerë puna”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *