Në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë, një person dyshohet ta ketë kërcënuar ish partneren e tij me të cilën ka bashkëjetuar për dy vite.
Nga Prokuroria kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë me një person e që më pas i dyshuari i kishte dalë përpara duke ia bllokuar rrugën për qarkullim.
Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari e ka kërcënuar me fjalë dhe gjatë gjithë kohës po mbante një thikë në dorë.
Përballë kësaj situate, 24-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici dhe të njëjtit kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.
