Kombëtarja shqiptare fillon përgatitjet për Euro2023

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në ditën e 3 të grumbullimit për 2 ndeshjet zyrtare të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo ka punuar sot paradite me një grup prej 16 lojtarësh, të cilët janë impenjuar më shumë në ushtrime shkrythëse në sallën e forcës dhe më pas në ushtrime me topin, duke provuar situata të ndryshme loje.

Seanca e radhës stërvitore ka zgjatur për rreth një orë, ndërsa gjithçka ka shkuar normalisht dhe nuk ka probleme fizike për lojtarët,