Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Blinken e Kuleba folën për zhvillimet në frontin e luftës dhe mbështetjen amerikane për Ukrainën.
“Sot fola me Dmytro Kuleban për të diskutuar zhvillimet në fushën e betejës dhe për të riafirmuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, pasi ajo qëndron e vendosur kundër pushtimit të Rusisë”, tha Blinken.
Kujtojmë se në ditët e fundit, Ukraina pretendon se Rusia e ka shembur digën Nova Kakhovka në Kherson, e cila ka shkaktuar dëme të mëdha pasi shumë vende janë përmbytur nga uji dhe mijëra njerëz është dashur të evakuohen.
