Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Dubrovnik të Kroacisë deklaruar se në dialog me Serbinë ka hyrë meqë ai organizohet nga Bashkimi Evropian.
Këto deklarime Kurti i ka bërë gjatë një samit në Dubrovnik të Kroacisë, ku është diskutuar rreth dialogut dhe gjendjes së fundit të krijuar në veri të vendit.
“Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti duke shtuar se i është bashkuar dialogut me Serbinë sepse ai “organizohet nga Bashkimi Evropian, që është lehtësues i bisedimeve”.
