Situata në Mitrovicë të Veriut u tensionua gjatë ditës së sotme pas arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, njërit prej organizatorëve të sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan.
Pas këtij arrestimi, qytetarë serbë u grumbulluan pranë Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut, ndërsa policia e Kosovës e bllokoi rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve.
Protestuesit nga atje shprehën pakënaqësinë e tyre për Listën Serbe dhe brohoritën kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në mesin e thirrjeve që u dëgjuan ishte “tradhti” por pati edhe ofendime tjera ndaj shefit të shtetit serb.
