Guerot në takim me Hoxhajn riperserit kërkesën për ulje të tensioneve në veri

Veç takimeve tjera ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guerot u takua edhe me deputetin Enver Hoxhaj.

Në këtë takim temë kyqe ishte gjendja e tensionuar në veri të vendit, shkruan Drejt.info.

Bazuar në një postim të deputetit Hoxhaj, gjatë bisedes që kishin e panë shhmë të nevojshme që të ndermerren hapa për ulje të tensioneve.

“Prita në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot dhe biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe ngjarjet në veri. Deeskalimi i situatës atje dhe lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, është tejet i nevojshëm tani. Sa më parë të ndërmerren hapa për t’u ulur tensionet!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./DREJTINFO