Arrestohet shoferi nga Shkupi për aksidentin në Lepenc

Minsitria e Punëve të Brendhsme të Maqedonsië së Veriut ka bërë të ditur se është arrestuar një shofet nga Shkupi, i cili dyshohet se është përfshirë në aksidentin e së shtunës.

Si pasojë e këtij aksidenti ende rezultojnë të zhdukur 3 shtetas të Kosovës, të cilët me veturë ranë në lumin Lepenc.

Siç theksohet në njoftim, 64-vjecari me urdhër të prokurorit i “hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”

“Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në mjetin tip BMW, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Pas aksidentit, pasagjeri Sh.P është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin ‘8 Shtatori’, ku mjeku i ka konstatuar lëndime trupore, ndërsa tre personat e tjerë janë në kërkim nga ekipet e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë. Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Shkup kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik drejtuesi i mjetit ‘Volkswagen Touran’ B.B hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.