Të dielën rreth orës 20:00, në Zveçan është dëgjuar një shpërthim. Policia ka bërë të ditur se nga hedhja e mjetit shpërthyes nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale, megjithatë rasti është hapur nga prokurori si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Rikujtojmë se së fundi janë regjistruar disa raste të shpërthimeve në veriun e Kosovës, e të cilat rast po i heton policia e Kosovës.
