Në Ditën e Refugjatëve, presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar kohën e luftës së fundit në Kosovë kur një numër i madh i kosovarëve lëshuan vendin.
“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën”.
“Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Sllobodan Millosheviqit”.
“Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, ka thënë Osmani.
