Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se se interpelanca është ftuar për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
“Menaxhimi i fondeve publike për më shumë se dy vite nga qeveria është i dobët, jo profesional, partiak e politik, si dhe është i dëmshëm për vendin. Po këtyre, edhe paga minimale me ligjin që është propozuar nga qeveria është në disproporcion të madh, këtë ligj e ka votuar komisioni, qeveria dhe ministria nuk e ka thënë asnjë fjalë”.
