Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Ka qenë e ëma e saj që e ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën.
Gjatë kësaj kohe, gjendja e Fjolla Morinës është bërë e ditur edhe ish partneri i saj Fisnik Syla, i cili pas disa deklaratave të çuditshme të këngëtares, ka thënë shpesh se ish gruaja e tij ka probleme të shëndetit mendor.
ë nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun) Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personal e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.”- shkruan ai.
Ndërkohë kujtojmë se Fjolla Morina ka bërë një deklaratë të çuditshme në rrjete sociale, ku tregonte për gjurmët e fundit të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, duke përmendur disa emra që sipas saj fshihen pas zhdukjes.
