Osmanollaj me mesazh për Kusari-Lila: Qeni i keq ta sjellë ujkun n’torishtë

Aktivistja e zëshme dhe anëtarja e PDK-së, Syna Osmanollaj ka reaguar për bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. 

Në hyrje të kësaj bisede, Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe i cili është në kërkim nga autoritetet kosovare si dhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Drejt.info.

Syna Osmanollaj ka reagur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Osmanollaj tha se nuk ju shkon kungulli mbi ujë gjithmonë partisë në pushtet dhe se të pa larat e poshtërsitë sapo kan filluar t’ju dalin në pah, shkruan Drejt.info.

“Qeni i keq ta sjellë ujkun n’torishtë”

Jemi kërcënuar nga militantët e partisë në pushtet, nga po këta pushtetarë që në atë kohë kanë qenë në opozitë.
Pas çdo takimi që e kanë bërë Hashim Thaçi e Kadri Veseli si me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Shqipërinë, Vetëvendosje i ka quajtur takime në favor të armiqve tanë. Madje edhe takimet në shtetin e Shqipërisë.
Koordinim më të madh me Serbinë se sa këto që sot u dëgjuan, nuk ka parë politika e Kosovës.
Kush jep përgjegjësi për dëmet që po i bëhen këtij vendi?
Nuk ju shkon kungulli mbi ujë gjithmonë. Të pa larat e poshtërsitë sapo kan filluar t’ju dalin në pah.
Dëmet që po i bëhen Kosovës, duhet të ndalen!”, ka shkruar ajo në Facebook.