SHBA sanksionon drejtorin e BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë futur në listën e sanksioneve, Aleksandar Vulinin, drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

”Thesari nuk do të hezitojë të synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

”Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon”.

”Sanksionimi i Aleksandar Vulin, nënvizon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë të angazhuar në marrëveshje korruptive që çojnë përpara agjendat e tyre politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Këto marrëveshje korruptive lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon”, thuhet mes tjerash në njoftim.