Willian ka vendosur që të kthehet tek Fulham dhe marrëveshja për këtë është arritur në mes dy palëve.
Gjatë ditës së hënë priten të kryhen testet mjekësore dhe braziliani do të zyrtarizohet tek londinezët.
Willian kishte oferta edhe nga Nottingham Forest dhe nga klubet arabe, megjithatë ka vendosur të kthehet tek Fulham, klub me të cilin i kishte përfunduar kontrata më 1 korrik.
