Mark Ronson: Albumi i ri i Dua Lipës, i mrekullueshëm

Producenti Mark Ronson ka thënë që ka dëgjuar disa këngë nga albumi i ri i Dua Lipës, dhe e ka cilësuar si të mrekullueshëm.

“Kam dëgjuar diçka nga ai album dhe është i mrekullueshëm”, ka thënë Ronsoni për Vulture.

Ronsoni iu referua edhe momentit në videoklipin e Lipës në këngën e re, “Dance The Night”, që është pjesë e albumit muzikor të filmit “Barbie”.

Në videoklip ajo e thyen topin e diskotekës, duke thënë që ka qenë një mesazh që ajo e ka përmbyllur epokën e saj të këngëve për disko.