Sot nga ora 12:00 është thirrur protestë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Demokracia vdes në errësirë”.
Kjo protestë do të mbahet për të shprehur revoltën ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit për Klan Kosova.
Nisma që po përkrahet nga mediat e shoqëria civile, po shihet me nevojë pas veprimeve alarmuese që mori Ministria e Tregtisë e Qeveria e Kosovës.
Protesta si revoltë, po shihet edhe nga gazetarët tjerë që thonë se ky veprim jodemokratik i ekzekutivit duhet ndalur me patjetër.
Mendësia që t’ua vë drynin pushtetit të katërt në demokraci, edhe Klan Kosova konsideron se nuk i bënë nder asnjë shoqërie.
