Një minator vdes dhe pesë të tjerë lëndohen në Poloni

Një minator vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën pas një lëkundje të nëndheshme në një minierë në Bielszowice në Poloninë jugore të shtunën, tha agjencia e lajmeve PAP.

Një zëdhënës i Grupit Polak të Minierave, i cituar nga PAP, tha se pesë minatorë u nxorën në sipërfaqe, të lënduar dhe u dërguan në spital.

“Një minator mbeti nën tokë. Shpëtuesit dhe një mjek arritën tek ai, për fat të keq mjeku e konfirmoi vdekjen e minatorit”, tha zëdhënësi, shkruan Reuters.