Fillim i mbarë për Milanin, Giroudi e Pulishiqi ia sjellin fitoren

Milani ka triumfuar me rezultat 0:2 ndaj Bolonjës në ndeshjen e xhiros së parë në Serie A.

Olivier Giroud e realizoi golin e parë në minutën e 11-të ndërkaq Cristian Pulisici në të 21-tën për ta vulosur që herët triumfin e Kuq e Zinjve.

Kjo fitore tash gjen Milanin në vendin e pestë me tri pikë ndërkaq Bolonjën në të 16-tin me asnjë pikë, ndonëse është tek java e parë.