Vetaksidenti në Drenas ku vdiq një grua, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje për vet-aksidentin në Drenas ku dje vdiq një grua.

Sipas njoftimit, e vdekur ka mbetur pasagjerja ndërsa lëndime kanë pësuar drejtuesja e veturës, dy gra të tjera dhe një burrë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.