Mitrovica e Veriut bëhet anëtare e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Në mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot është bërë anëtarësimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Votimi për anëtarësimin e kësaj komune ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhë pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut e cila ka marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion.

Kryetari i këtij asociacioni, Agim Aliu tha se ky takim i jashtëzakonshëm erdhi pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në AKK.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 Qershor 2001 pas zgjedhjeve të para lokale e demokratike pas luftës së fundit në Kosovë.

Nga 38 Komuna sa ka Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilat marrin pjesë në aktivitetet tona, japin ide e sugjerime, marrin pjesë në gjitha strukturat e Asociacionit që nga Kuvendit, Bordi, Këshilli i Kryetarëve dhe Kolegjiumet Profesionale.