Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i kërkojë parlamentit këtë javë që të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i cili ka qenë ministër i mbrojtjes që nga fillimi i luftës.
Largimi i tij dhe zëvendësimi me Rustem Umerov, përfaqëson një tronditje të madhe të departamentit, por pse ka ndodhur tani, në mes të kundërofensive të Ukrainës?
Sipas Sky News, Reznikov ka ndihmuar në sigurimin e miliarda dollarëve të ndihmës ushtarake perëndimore për të ndihmuar përpjekjet e luftës.
Por, megjithëse ai ka mohuar çdo akuzë për keqpërdorim të pozitës, ministri është ndjekur nga akuzat për korrupsion që rrethojnë ministrinë e udhëhequr deri më tani nga ai.
