Gjilan: Shoferi gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj ndalim të vozitjes

Policia në Gjilan njofton se me datën 05.09.2023 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, duke vozitur me shpejtësinë 109 km/h.

Bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.