Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka ç’rregulluar sistemin e arsimit primar

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur sot tryezën e pestë me radhë.

Aty kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kanë diskutuar për gjendjen në institucionet shkollore.

“Qeveria me veprimet e saj të paligjshme, ka ç’rregulluar sistemin e arsimit primar. Sot kur bëhet një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit janë ende pa libra. Ky vendim i qeverisë, përpos që ka shkaktuar rritjen e kostos duke e tejkaluar shifrën për rreth 6 milionë euro më shumë se sa që ishte parashikuar, ka shpërfaqur për herë të parë në shkollat publike pabarazi sociale në mes të varfërve dhe të pasurve, ndërkaq aplikimet online kanë shpërfaqur mundësi të manipulimit të buxhetit dhe keqpërdorim të të dhënave personale”.

“Si Aleancë, vendimin e konsiderojmë të jashtëligjshëm”, thuhet në njoftimin e kryetarit të AAK-së.