Franca ka urdhëruar kompaninë Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të emetimit të tepërt të rrezatimit elektromagnetik.
Të martën, mbikëqyrësi francez që drejton frekuencat e radios, i tha kësaj kompanie që të rregullonte telefonat ekzistues.
ANFR e ka këshilluar kompaninë që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur ndonjëherë në vend, raporton BBC.
Ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë në faqen e saj të internetit tha se nuk ka asnjë provë për të arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.
iPhone 12 u lëshua për herë të parë në shtator 2020 dhe ende shitet në mbarë botën.
Apple i tha BBC-së se po kundërshtonte rishikimin e ANFR-së dhe tha se i kishte ofruar rregullatorit rezultatet laboratorike nga vetë gjigandi i teknologjisë dhe palët e treta, të cilat tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse.
Kompania shtoi se iPhone 12 u pranua se është në përputhje me rregulloret për nivelet e rrezatimit në mbarë botën.
